SmartFin Shpk

SmartFin shpk është themeluar në vitin 2014. Studio e Kontabilitetit SmartFin ofron një gamë të gjërë shërbimesh në fushën financiare, menaxheriale  dhe atë të drejtimit. SmartFin shpk do të thotë, realizim i objektivave financiare të klientëve në mënyrë efiçente dhe efektive.

Filozofia e SmartFin shpk bazohet në shërbimin me profesionalizëm dhe korrektësi, gjë që ndihmon klientët të analizojnë të dhënat financiare në mënyrën më të mirë të mundshme që i çon në një vendimmarrje të drejtë në zhvillimin dhe rritjen e biznesit të tyre.

Studio e SmartFin u ofron klientëve shërbim korrekt dhe me cilësi e integritet të lartë dhe u jep atyre zgjidhjen e duhur të problemeve në drejtimin e sipërmarrjes së tyre. Në mënyrë që bizneseve t’u ofrohet një plan veprimi për përmirësimin e fushave kyçe të bizneseve të tyre, SmartFin shqyrton dhe analizon rrënjësisht praktikat e kontabilitetit.

SmartFin shpk, ndihmon çdo klient me raporte unike financiare për të përpiluar plane zhvillimi dhe për t’i integruar ato në mënyrë të drejtë për vazhdimësinë dhe zhvillimin e biznesit të tyre.

SmartFin shpk, është Shoqëria e parë në Shqipëri që ofron shërbim në kuadër të zbatimit të Ligjit Nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i ndryshuar, dhe sipas standarteve ndërkombëtare të kësaj fushe.

Auditim   Konsulencë Financiare   Mbyllje bilanci

  Rr. Barrikadave

      Tiranë

  0694040707

  Dërgo Mesazh

përdorim cookies për t'ju dhënë shërbim më të mirë. klikoni për informacion të detajuar