Circle

 
‘’circle’’ është një shoqëri e krijuar në Qershor të vitit 2010, e cila ofron shërbime outsourcing në fushën e konsulencës financiare dhe fiskale. Këto shërbime janë një çelës suksesi prej shumë kohësh në botën perëndimore dhe së fundmi duke parë rëndësinë dhe efiçencën e tyre shumë kompani shqiptare, po i apklikojnë ato. Aktualisht, janë më shumë se 30 shoqëri të cilat përdorin shërbimet e circle. Përdorimi i shërbimeve të ‘’circle’’, ka bërë që shoqëritë të kenë mundësi informimi në çdo vend dhe në kohë reale. Kjo ka ndihmuar në zhvillimin e tyre dhe arritjen e një performance sa më të kënaqshme dhe me standarte.

‘’circle’’ është e liçensuar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar me Çertifikatën e ‘’Kontabilistit të Miratuar’’ dhe është në proçes për marrjen e Çertifikatës si ‘’Auditues Ligjor’’.

circle ofron një gamë të gjërë shërbimesh ku ndër grupimet kryesore mund të veçojmë;

1. Kontabilitet, Auditim dhe Taksa
2. Konsulencë Manaxheriale dhe Operacionale
3. Konsulencë mbi Burimet Njerëzore
4. Auditim dhe Konsulencë

Shoqëria përbëhet nga një staf energjik, dinamik e profesional. Gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj, shoqëria, ka zhvilluar një partneritet të ngushtë me Auditues Ligjorë të ndryshëm.

Shoqëria karakterizohet nga besueshmëria, profesionalizmi, partneriteti i gjërë, përdorimi i informacionit dhe teknologjisë, planifikimi i organizuar, energjia dhe dinamika të cilat përbëjnë dhe çelësin e suksesit.

Auditim   Konsulencë Financiare

  Rr.Reshit Petrela, Kompleksi Usluga

      Tiranë

  +355672011211

  http://www.circle.al/

  Dërgo Mesazh

përdorim cookies për t'ju dhënë shërbim më të mirë. klikoni për informacion të detajuar